TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2024, 19:43

Bardhi “bëhet njësh” me Berishën, mesazh deputetëve: Nesër të mblidhemi para SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi “bëhet njësh” me Berishën, mesazh

Gazmet Bardhi duket se është bërë njësh me Sali Berishën. Pasi kapërdiu deklaratën se do largohej nga politika nëse Berisha garon për kryeministër, Bardhi duket se ka harruar dhe premtimin se nuk do përfshihej te punët e Berishës me drejtësinë.

Nesër Berisha do të shkojë në SPAK, ku do të njihet me akuzat. Flamur Noka ishte ai që njoftoi kryesinë dje se PD do të organizojë një protestë para organit të akuzës. Kishte shumë dilema nëse Bardhi do ishte aty, duke qenë se e mban veten si pro amerikan dhe pro drejtësisë. Por nuk ka më asnjë dilemë. Ai u ka dërguar një SMS deputetëve, ku i njofton se do anulohet mbledhja e grupit, pasi të gjithë duhet të jenë në protestë.

Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

 

Lini një Përgjigje