TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2024, 19:25

Kryesia e PS: pleniumi i katërt i Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
Kryesia e PS: pleniumi i katërt i Edi Ramës!
Rama dje pas takimit me Kryesinë

Thelbi është i qartë: SPAK duhet të hetojë ata emra që Rama nuk i ka futur në Kryesi...

Ka disa ditë që ka përfunduar Asambleja e PS-së, por të bën përshtypje se nuk ka pasur asnjë koment për Kryesinë apo kupolën e re të mazhorancës.

E cila është realisht zhvillim që meriton një analizë, edhe pse në PS, nuk është se ka shumë çka të tjerrësh, pasi kumandari i vetëm është Babloku.

Por në emrat e Kryesisë së re ka mjaft ç’të thuash. Nga të zgjedhurit direkt nuk ka asnjë emër të socialistëve historikë, kurse nga drejtuesit e qarqeve ka disa.

E vetmja grua që ka përfaqësuar betejën e Edi Ramës në opozitë është Lindita Nikolla, ndërkohë që të gjitha të tjerat janë ardhje të reja. Por që nuk ka një ide pse u mënjanuan personazhet e Rilindjes. Te burrat, të vetmit të konfirmuar janë Pandeli Majko, Niko Peleshi dhe Erion Braçe, kur të gjithë ministrat më të rëndësishëm të Edi Ramës janë eliminuar.

Ç’do të thotë kjo? Një logjikë e qartë dhe e pastër ndaj SPAK se kë duhet të hetojë. Të gjithë përveç 18 emrave të Kryesisë së PS-së aktualisht. E këtu mësohet se Edi Rama është treguar edhe i rreptë me amerikanët: Ju kam dhënë tre Kryesi PS-je, mos më kërkoni të katërtën.

Por kush ishin tre Kryesitë që Rama u thotë amerikanëve se i ka dhënë? Janë ministrat që ai zgjodhi, drejtorët që ai emëroi, zyrtarët që ai firmosi. Që nga Ilir Beqaj, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, etj.

Kryesia e PS-së sot është një kupolë që gjithkush mund ta analizojë. Megjithatë ajo nuk ka asnjë bazë socialiste, përveç Braçes e Majkos, të cilët nuk është se kanë një pëlqim në kupolën e vjetër.

Kupola e sotme është e gjitha ramiste, e gjitha duke provokuar PS se kush është pushteti real.

Është një lloj pleniumi i katërt, ku ka denigruar të gjithë ministrat e PS, duke nisur nga Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri, Taulant Balla etj, etj. Të cilët janë figura të rëndësishme politike.

Ardhjet nuk janë reale, siç nuk janë ikjet. Edi Rama e konsideron PS, një piramidë. Personazhet që Edi Rama largoi janë emra të hetuar nga SPAK, por edhe njerëz që nuk kanë pasur një fuqi në territor.

Sot Kryesia nuk ka ministrat e Rilindjes, por ka emrat që i kanë qendruar besnikë Edi Ramës. Thelbi është i qartë: SPAK duhet të hetojë ata emra që PS nuk i ka futur në Kryesi. Nëse e bën? Atëherë Rama mund të reagojë! /Pamfleti

 Kryesia e PS

Anëtaret gra

Lindita Nikolla,  287 vota

Albana Koçiu, 283 vota

Klodiana Spahiu, 279 vota

Anila Denaj, 278 vota

Etilda Gjonaj, 219 vota

Belinda Balluku

Mirela Kumbaro

Elisa Spiropali

Ogerta Manastirliu

Anëtarët burra

Erjon Braçe, 295 vota

Arben Pëllumbi, 294 vota

Toni Gogu, 250 vota

Eduard Shalsi, 241 vota

Igli Hasani, 228 vota

Pandeli Majko

Benet Beci

Ervin Demo

Emriana Sako

Blendi Çuçi

Blendi Gonxhe

Niko Peleshi

Arbian Mazniku

Erion Veliaj

Lini një Përgjigje