
Koordinimi i punës në parlament dhe bashkëpunimin mes palëve ka qënë në fokus të diskutimeve gjatë mbledhjes së thirrur nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali mes 4 krerëve të grupeve parlamentare, Gazment Bardhi, Niko Peleshi, Mesila Doda dhe Agron Duka. Takimi i nisur në orën 12:30 vijon në kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka kërkuar nga palët që të mos bllokohet puna parlamentare dhe diskutimet mes mazhorancës dhe opozitës të vijojnë pa tensione dhe bojkote
Kreu i Grupit parlamentar "Aleanca për Ndryshim" Agron Duka u largua i pari nga mbledhja, që ende vijon mes Spiropalit dhe 3 krerëve të tjerë të grupeve.
Takimi vjen në nisje të sesionit të ri parlamentar që pritet të sjellë tensione politike dhe axhendë të ngjeshur për shkak të nismave të paralajmëruara nga palët, siç janë komisionet hetimore nga PD dhe reforma të reja nga PS.
Lini një Përgjigje