TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2024, 22:20

“I vetmi që u skuq si lulëkuqe kur foli Berisha”, Gjekmarkaj përplaset në studio me Arjan Currin

Shkruar nga Pamfleti

“I vetmi që u skuq si lulëkuqe kur foli Berisha”,

Analisti Arjan Curri dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, u përfshinë në një debat të ashpër.

Gjatë diskutimit në “Top Story”, Curri ironizoi emrat që propozoi Rama si drejtues politikë në qarqe, teksa u shpreh se i vetmi që u skuq nga fjala e Berishës ishte Gjekmarkaj.

Curri: Shoh te kjo lista një element të çuditshëm që PS vendos ose ministra e ish ministra ose kryetar bashkie, ku janë të fuqi. Janë të vendosur për të prodhuar më shumë vota. Aty nuk ka as deputetë të spikatur. Thonë sikurse ju dhamë pushtet, tani na jepni ju. Është një treg i gjësë së gjallë. Dua ta shoh më sportive si analizë, kush nga këta është i zoti të hedhë më shumë lekë e thënë në mënyrë shqiptare. Kështu e shoh ndarjen e njerëzve në qarqe, janë njerëz të fuqishëm me aftësi për të hedhur lekë. Kush hedh më shumë lekë në fushatë. Lobimi është korrupsion i ligjshëm sipas meje. Nëse e bombardon elektoratin me postera, fishekzajrre, e blen. Është një lloj korrupsioni.

Këta janë mamuth të fan raising, dinë të mbledhin e hedhim lekë, të menaxhojnë banda elektorale. Njerëzit shohin a do t’u bëhet ndonjë nder me pronat, me punësimin. I vetmi njeri më pak i korruptueshëm është Gjekmarkaj. Ishte i vetmi që u skuq u bë lulëkuqe, tregon një lloj sinqeriteti.

Gjekmarkaj: Është hera e disatë që argëtohem me këto gjetje. Ju si gazetar në vend që të argëtoni miletin me të qeshura…

Curri: Po çfarë të bëjmë, ta fusim në vaki?!

Gjekmarkaj: Duhet të jepni një intelekt…

Curri: Po njerëzit duken rehat

Lini një Përgjigje