TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Shtator 2024, 20:56

“Mblidhni sa më shumë vota”/ Zbardhen porositë e Ramës në Kryesi, ndahen detyrat për drejtuesit politikë të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

“Mblidhni sa më shumë vota”/ Zbardhen porositë e

Edi Rama për më shumë se 60 minuta mblodhi Kryesinë e re të PS, ku ka dhënë porosi për zgjedhjet e 2025. Në Asamblenë e djeshme u larguan pjesa më e madhe e anëtarëve të vjetër dhe Rama formoi një kryesi të re.

Mbledhja ka qenë formale, ku Rama ka dhënë porosi. Sipas burimeve mesazhi ka qenë i qartë: PS kërkon fitore mbi 84 mandate në zgjedhje dhe të gjithë duhet të hidhen në sulm për të mbledhur sa më shumë vota. Ai ka kërkuar angazhim në terren, promovim të platformës “Deputeti që Duam” dhe të afrohen sa më shumë të rinj në parti.

“Mblidhni sa më shumë vota”/ Zbardhen porositë e

Një nga temat kryesore të kësaj mbledhje ishte dhe caktimi i qartë i detyrave për drejtuesit e rinj politikë të Tiranës, ku kryeministri Rama ua besoi këtë detyrë të rëndësishme Erion Veliajt, Ogerta Manastirliut dhe Elisa Spiropalit. Manastirliu parimisht është caktuar të merret me strukturat e PS në Bashkinë e Tiranës, Spiropali në bashkitë e tjera të qarkut, ndërsa Veliaj do të koordinojë punën në të gjithë qarkun.

“Mblidhni sa më shumë vota”/ Zbardhen porositë e

Sa u takon anëtarëve të rinj të Kryesisë, deputeti socialist Erjon Braçe mori numrin më të lartë të votave nga anëtarët e Asamblesë, përkatësisht, 295 vota, 1 më pak mori Arben Pëllumbi. Renditja vjen më pas me Toni Gogun, Eduard Shalsin; Igli Hasani, i cili u zgjodh për herë të parë në kryesinë e PS-së. Nga skuadra e grave, janë zgjedhur anëtare kryesie; Lindita Nikolla, e cila mori më shumë vota nga anëtarët e Asamblesë, përkatësisht 287 vota. Renditja vjen më pas me Albana Koçiu; Anila Denaj; Etilda Gjonaj; Klodiana Spahiu dhe Lindita Nikolla.

“Mblidhni sa më shumë vota”/ Zbardhen porositë e

“Mblidhni sa më shumë vota”/ Zbardhen porositë e

Lini një Përgjigje