TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shtator 2024, 19:29

"Vendi në situatë katastrofike", Berisha: Eksperimenti më tragjik i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit

Shkruar nga Pamfleti

"Vendi në situatë katastrofike", Berisha: Eksperimenti

Ish-kryeministri Berisha tha se vendi ynë është eksperimenti më tragjik i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit.

Gjatë fjalës së tij në forumin për të ardhmen e Shqipërisë, të organizuar nga 'Albanian Policy Center', Berisha tha se ndërrimi i pushtetit në mënyrë dramatike e solli Shqipërinë në situatën që ndodhet sot.

“Të dashur miq! Shqipëria vendi që kishte gjithsej 204 dollarë për frymë në vit, arriti për katër vite ne 820 dollarë.

Shpresa rritej nga viti në vit. Përsëri në pushtet në vitet 2005-2013, përsëri taksat e ulëta, qeveria e vogël. Morëm një qeveri prej 200 mijë punonjësish, zbritëm në 80 mijë punonjës.

Hapëm garën dhe Shqipëria kaloi nga vendi me të ardhura të ulëta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Zbatimi i ligjit, e bëri vendin të sigurt. Lufta kundër korrupsionit bëri që Shqipëria të jetë vendi i parë në botë që të vendosë sistemin e plotë digjital të prokurimeve dhe ky sistem u certefikua nga Banka Botërore dhe më pas u shpërnda si sistem i dobishëm.

Mendoj se përsëri vlerat konservatore, parimet e konservatorizmit, duke vendosur në epiqendër individin, fuqinë e tij krijuese, gjeninë e tij krijuese, dhanë efektin e tyre të madh.

Por ndërrimi i pushtetit në mënyrë dramatike solli Shqipërinë në situatën që ndodhet sot. Një situatë që përsëri të kujton Ronald Reganin i cili shkruante se që liria të shuhet, mjafton një gjeneratë.

Dhe në fakt sot Shqipëria është eksperimenti më tragjik i doktrinës, i aplikimit të doktrinës së Xhorxh Sorosit në mënyrën më të plotë se në çdo vend tjetër”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

 

Lini një Përgjigje