“SPAK është nën kontrollin e Edi Ramës, e ka rreshtuar Shqipërinë me Rusinë e Bjellorusinë”. Kështu u shpreh Aldo Bumçi, pak orë para nisjes së protestës së opozitës që përkon me paraqitjen e kreut të PD-së Sali Berisha, në ambientet e Strukturës së Posaçme.
Sipas tij, sulmi i SPAK-ut është i njëjtë me sulmet e tjera për zhbërjen e opozitës.
“Ajo që po ndodh, është qartësisht një shtet i vendosur në kontroll nga Edi Rama. Nuk ka më asnjë institucion jashtë kontrollit të tjetër veç opozitës. Veprimet që ka kryer SPAK tregojnë qartë që SPAK është një organ i kontrolluar nga Edi Rama. Ajo që po ndodh në Shqipëri është shkatërrim i shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Çështja e Berishës tregon qartë këtë gjë dhe opozita shqiptare ka qenë në një sulm për ta zhbërë. Rama ka korruptuar McGongal për të zhbërë opozitën iu mor vula dhe emri PD-së me vendim gjyqësor të padrejtë. Kush e zhbën dëmin që ne morëm pjesë në zgjedhje pa emër partie, pa logo, pa fonde. Po në parlament ? Sulmi i SPAK-ut është i njëjtë me sulmet e tjera”., tha ai.
Bumçi theksoi se Berisha mbahet në arrest shtëpie pa të drejtë, pasi nuk ka asnjë akuzë dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.
“Nuk ka Berisha shkelje, asnjë vendim që përfshin qeverinë e tij që lidhen me pronat e 65 familjeve të nderuara të Tiranës ku dhëndri i tij është një nga 164 pronarët e familjes së njohur Begeja, të cilët kanë marrë vetëm 7% të pronave të trashëguara, që ia mori komunizmi. Berisha nuk ka asnjë vendim për atë pronë. Është Edi Rama kryetar bashkie që ka dhënë lejen e ndërtimit dhe SPAK e mban 4 vite këtë çështje dhe nuk ngre akuzë.
Berisha është i arrestuar pa drejtë nuk ka asnjë akuzë, por edhe nëse ka akuzë për një ngjarje që ka ndodhur vite më parë politikani hetohet në gjendje të lirë. Ti nuk mund të izolosh deputetin. Atëherë SPAK mund të izolojë çdo person, shkatërron vullnetin e lirë të zgjedhësve. Pse u shkel kushtetuta për masa të sigurisë ndaj zotit Berisha kur kemi rastin e Tahirit? Pse nuk respektoi SPAK këtë nen të kushtetutës që është i qartë që asnjë kufizim nuk vendoset pa lejen e kuvendit. Pse u mbajt në arrest pa asnjë akuzë?”snjë vend të botës. Është gënjeshtër që ka një SPAK të lirë”., tha ai për A2.
Lini një Përgjigje