
Prej orës 09:00 kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim kryetarët e komisioneve parlamentare të PS-së si edhe Kryesinë e grupit.
Për më shumë se 60 minuta, Rama zhvilloi një takim me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe sekretarin e përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Veç krerëve të Kuvendit të pranishëm në takim ishin edhe Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Adea Pirdeni Ministre për Administratën dhe Antikorrupsionin.
Takimi vjen në nisje të sesionit parlamentar dhe të takimeve të njëpasnjëshme që mazhoranca ka nisur. Diskutimet janë fokusuar tek koordinimi i punëve në Parlament dhe qeveri në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2025.
Rama mësohet të ketë kërkuar për dy javën në vazhdim fokusi të jetë tek arsimi dhe miratimi buxhetit të rishikuar dhe i votuar dje në Komisionin e Ekonomisë.
Komunikimi ka qenë një tjetër pikë e diskutimit nga ku kryeministri ka kërkuar që deputetët kur dalin si ftuar nëpër programe televizive të flasin e ta vënë theksin, në çështjen e javës për diskutim në komisionet parlamentare.
Kryeministri Rama do të jetë prezent në parlament nesër për të zhvilluar interpelancën e kërkuar nga PD për skandalin e mbetjeve.
Ditën e enjte pritet që kreu i qeverisë t’i përgjigjet opozitës në interpelancë lidhur me mbetjet toksike. Të paktën kështu deklaroi dje kryetari i grupit parlamentar të PS-së Niko Peleshi.
Edhe të premten do ketë një takim informal në Elbasan mes socialistëve, ku i pranishëm do jetë dhe Rama.
Interpleanca për skandalin e mbetjeve toksike është kërkuar të zhvillohet me kryeministrin Rama, megjithatë në konferencën e kryetarëve nuk është përcaktuar nëse do të jetë me kryeministrin apo e deleguar tek një tjetër ministër.
Tajlanda dhe vendet e tjera të Azisë Juglindore u përballën me transportin e paligjshëm të mbetjeve, duke nisur nga plastika e ndotur deri te mbetjet industriale dhe elektronike.
Sipas Konventës së Bazelit të Kombeve të Bashkuara, një pakt global i nënshkruar nga shumë ekonomi të zhvilluara, vendet duhet të japin pëlqimin që mbeturinat të shkojnë në rrugën e tyre.
Por Tajlanda nuk ka dhënë asnjë aprovim për mbetjet e nisura nga Porti i Durrësit.
Lini një Përgjigje