TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 11:39

Sot vendimi final për aferën “Partizani”, Berisha del nga banesa dhe niset drejt SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Sot vendimi final për aferën “Partizani”, Berisha del nga

Ish-kryeministrit Sali Berisha ka dalë nga banesa dhe është nisur drejt SPAK, ku pritet t’i komunikohet sot akuza për aferën ‘Partizani’ duke u marrë kështu zyrtarisht i pandehur.

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë nga banesa dhe është nisur drejt SPAK ku do t'i komunikohet akuza për aferën Partizani.

Ai ka folur shkurtimisht për mediat, në këtë dalje të tij të dytë që nga izolimi i tij më 30 dhjetor të vitit të kaluar, ku për herë të parë ai ka dalë nga banesa më 23 janar dhe sërish arsyeja ishte e njëjtë për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Berisha tha se ndihet më i motivuar se kurrë për të marrë një fitore. Më tej, ish kryeministri shtoi se ka ardhur koha t'iu rikthejmë shqiptarëve votën e lirë.

“Ndihem më i motivuar se kurrë, për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë për fitore dhe për të gjitha. Një trillim fund e krye, një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur në mënyrë atërore, për të zgjedhur mandatin e katërt. Por ne do t’ia djegim. Sot është forca politike më sovrane”, tha Berisha.

Pjesë nga deklarata:

Gazetari: Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?

Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë.Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.

Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?

Berisha: Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

Gazetari: A keni kandidat rezervë për kryeministër? 

Berisha: Këtë do Rama, po s’ia cakton kandidatin kësaj partie, as kryeministrin dhe as kryetarin e PD.

Gazetari: Ju çfarë doni? 

Berisha: T'u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

Berisha është thirrur këtë të mërkurë në SPAK, ndërsa hetimet ndaj tij për dosjen “Partizani” janë drejt fundit.

Në SPAK, mësohet se Berishës do i komunikohet akuza e Strukturës së Posaçme. Në SPAK gjithashtu do të paraqitet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Në orën 12:00 do t’i komunikohet akuza Berishës, ndërsa në orën 14:00 Malltezit.

berisha spak afera partizani

Lini një Përgjigje