
Gazment Bardhi dhe grupi i deputetëve të tij i janë bashkuar protestës në mbështetje të Berishës kundër SPAK.
Ish kryeministri u mor zyrtarish i pandehur për aferën Partizani, ndërsa një protestë u organizua nga deputetët demokratë dhe një grup militantësh.
Në protestë morën pjesë grupi i deputetëve besnikë, si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Edi Paloka, Albana Vokshi, apo edhe Luan Baçi, të cilin në fakt Berisha e largoi nga lista e drejtuesve politikë për zgjedhjet e 2025. Në tubim po ashtu u pa edhe Belind Këlliçi apo zëdhënësi Alfred Lela. I pranishëm edhe Gazmend Bardhi.
Mbërritja e Berishës në SPAK u shoqërua me thirrjet e militantëve, ndërsa vetë ish-kryeministri lëshoi akuza ndaj prokurorëve të posaçëm duke i quajtur mercenarë të Edi Ramës.
Të pranishëm në protestë
Luan Baçi
Elda Hoti
Gazment Bardhi
Dhurata Çupi
Xhelal Mziu
Bledjon Nallbati
Flamur Noka
Edi Paloka
Oerd Bylykbashi
Albana Vokshi
Tomorr Alizoti
Zëdhënësi Alfred Lela
Belind Këlliçi
Dorian Teliti
Lini një Përgjigje