TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 13:18

Berisha si diktatori Kim Jong Un, shkon në SPAK me makinën e rrethuar nga 20 truproja (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Berisha si diktatori Kim Jong Un, shkon në SPAK me makinën e rrethuar
Sali Berisha

Parada e truprojave të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un që bëri xhiron e botës në vitin 2018 në Singapor, është përsëritur ditën e sotme në Tiranë nga Sali Berisha, i cili u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK.

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot ,11 Shtator,  në SPAK, teksa e ka lënë godinën pak minuta më parë, të shoqëruar me një fjalim në mikrofon para mbështetësve të tij.

Pas sulmeve verbale të Berishës kundër SPAK, ajo që ra më shumë në sy ishte momenti i mbërritjes dhe ai i largimit të liderit të opozitës, i cili prej datës 30 Dhjetor 2023 ndodhej nën arrest shtëpiak dhe vetëm ditën e sotme doli nga banesa, pas lejes që iu dha, teksa iu komunikua edhe akuza e korrupsionit pasiv, për dosjen e “Kompleksit Partizani”.

Teksa mjeti kalonte nëpër turmën e mbështetësve që nuk ishin edhe aq të shumtë, bie në sy ai i shoqëruesve që rrethonin mjetin, e që të kujtonin pamjet e paradave të liderëve autoritarë si ai koreano-verior Kim Jong Un, ku dhjetëra truproja rrethojnë mjetin dhe e shoqërojnë për efekte të sigurisë.

Berisha si diktatori Kim Jong Un, shkon në SPAK me makinën e rrethuar

Rreth 20 persona u panë përqark veturës së ish-kryeministrit në mbërritje dhe largim, që pengonin personat e ndryshëm të afroheshin apo të tentonin ndërhyrje dhe kontakt fizik me Berishën.

Berisha si diktatori Kim Jong Un, shkon në SPAK me makinën e rrethuar

E gjithë makina në çdo pëllëmbë me persona që mbanin duart hapur dhe madje mbështeteshin pas trupit të mjetit si gardh sigurie, sikur t’i trembeshin ndonjë sulmi të përsëritur ndaj ish kryeministrit siç ndodhi gjatë protestës kundër Samitit të BE në Tiranë më 6 Dhjetor 2022.

 

berisha si diktatori kim jong un

Lini një Përgjigje