TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 12:01

Tensionet në Kryesinë e Kuvendit, komisionet nisin online; 'Siguria' zhvillohet me dyer të mbyllura

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kryesinë e Kuvendit, komisionet nisin online;

Tensionet dhe kaosi i shkaktuar në Kryesinë e Kuvendit nga ana e opozitës, ka bërë që komisionet të zhvillohen edhe këtë të hënë online.

Sot janë parashikuar që të mbahen 7 komisione, disa prej të cilave po mbahen aktualisht online. Raportohet se deri më tani i vetmi komision që do të mbahet në Kryesi është ai për Sigurinë Kombëtare.

Mësohet se në këtë komision, i cili do të mbahet me dyer të mbyllura, do të diskutohet mbi projektbuxhetin e vitit 2024, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ndërkohë, kujtojmë se sot në orën 12:00, Gazment Bardhi ka thirrur në një mbledhje grupin parlamentar, në Kryesinë e Kuvendit.

tensione kuvend komisione

Lini një Përgjigje