TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 16:54

Takimi me Blinken, Begaj zbardh diskutimet: Partneriteti ynë strategjik do të zgjasë për shumë se 100 vite të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Blinken, Begaj zbardh diskutimet: Partneriteti ynë strategjik do

Prresidenti Bajram Begaj ka reaguar pas takimit me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Antony Blinken, me të cilin bisedoi për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike dypalëshe, për zhvillimet në rajon, solidaritetin me Ukrainën dhe angazhimi në krah të aleatëve në NATO-s.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Begaj shkruan se kjo është një vizitë e rëndësishme për vendin tonë dhe dëshmon se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë.

Presidenti Begaj, i shprehu Sekretarit Blinken mirënjohjen për atë që SHBA kanë bërë e po bëjnë për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Ai theksoi se Shqipëria  dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO duke   kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak.

"Mirë se vini i nderuar Sekretar Blinken! Kjo është një vizitë shumë e rëndësishme dhe dëshmon se partneriteti ynë strategjik është më i fortë se kurrë. Kjo vizitë është një mesazh i fortë në mbështetje të shqiptarëve, politikës tonë jashtme dhe të ardhmes së Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në BE.

Ne jemi mirënjohës për atë që po bëni për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin. Jemi falënderues për atë që SHBA kanë bërë dhe ju po bëni për demokracinë shqiptare, sundimin e ligjit, veçanërisht reformën në drejtësi, mbrojtjen, sigurinë dhe sigurinë kibernetike, arsimimin dhe ekonominë përmes programeve të ndryshme mbështetëse.

Shqipëria dhe SHBA kanë qenë së bashku në mbështetje të Ukrainës si aleatë në NATO, duke kontribuar në misione në Afganistan dhe Irak. Shqipëria është e përkushtuar të vazhdojë të kontribuojë së bashku me SHBA dhe NATO për sigurinë rajonale dhe globale. Unë e shoh këtë vizitë si një të ardhme të ndritur për Shqipërinë, partneritetin tonë strategjik që do të zgjasë për më shumë se 100 vite të tjera", shkruan Begaj.

 

Lini një Përgjigje