TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 15:37

Vizita në Tiranë, sekretari Blinken liston shqiptarët që kanë ‘pushtuar’ botën: Nga Dua Lipa te Mira Murati

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në Tiranë, sekretari Blinken liston shqiptarët që

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur te Piramida ku do të mbajë takimin me rreth 100 të rinj shqiptarë të cilët kanë përfituar nga programet amerikane që lidhen me kulturën.

Gjatë fjalës së tij, Blinken ndër të tjera, listoi disa nga emrat e famshëm të shqiptarëve që kanë bërë karrierë të shkëlqyer në botë, si Dua Lipa apo Mira Murati, e po ashtu edhe biznese shqiptare që ia kanë dalë mbanë në Amerikë.

“Mirëdita të gjithë dhe ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë këtu dhe në çdo vend tjetër në Tiranë. Nuk mund të shpjegoj sa mirënjohës jam. Që të jem sot me ju për të festuar arritje e këtyre programeve është i rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve. Falënderoj Wisnerin dhe sidomos kryeministrin Rama, jam i lumtur që jam sot me ju në një qytet ku ju si ish-kryetar bashkie e keni energjizuar. Jam mirënjohëses dhe për partneritetin që kemi. Këto tre vitet e fundit që kemi punuar bashkë, çdo vështirësi që kemi pasur, kryeministri ka qenë pranë nesh. Kanë thënë njerëz se kjo ndërtesë tregon rrugën e Shqipërisë që nga fundi i luftë së ftohtë.

Vitin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërisë, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona. Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e AI është Mira Murati. Një nga restorantet më të mira është shqiptare”, tha Blinken.

 

blinken mira murati dua lipa

Lini një Përgjigje