TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 14:58

Yuri Kim shoqëron Blinken në Tiranë, ironizon Açka: Për 33 vite u kthyem në vendin me kastën politike më të korruptuar, me miq mund ta pastrojmë!

Shkruar nga Pamfleti

Yuri Kim shoqëron Blinken në Tiranë, ironizon Açka:

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka, ka reaguar pas vizitës në Shqipëri të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili u shoqërua nga ish-ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Në një reagim në rrjetet sociale, Açka shkruan se Shqipëria, për 33 vite u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet dhe që deformoi demokracinë shqiptare.

Ajo ironizon duke thënë se "me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë”, edhe pse vetë nuk mundëm.

“U kthye Miss Kim dhe ne PSE-në e dimë! Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare.

Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë-egjeu në brigjet e civilizimit”, tha Açka.

Lini një Përgjigje