TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 15:20

Blinken vijon turin e takimeve, pritet nga Rama te Piramida: Në emër të shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen

Shkruar nga Pamfleti

Blinken vijon turin e takimeve, pritet nga Rama te Piramida: Në emër

Pas ndalesës së shkurtër në Presidencë ku u takua me kreun e shtetit Bajram Begaj, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është ndalur te Piramida ku është organizuar një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA. 

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e ka zhvendosur takimin e rradhës te Piramida e Tiranës ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij përshëndetëse Rama falenderoi Blinkenin për vizitën e tij në vendin tonë.

Kryeministri theksoi se dikatori Enver Hoxha, për të cilin u ndërtua edhe Piramida, sot po rrotullohet në varr.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij Rama tha se ‘çelësat’ e shtëpisë sonë, Shqipërisë, janë të sigurta me SHBA-të dhe Blinken.

"Unë kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’iu luftuar, na mësoi t’ju urrenim ju. Na la të vdisnim në porta para se ju të jeni në vendin tonë. Sot iu mirëpresim dhe urojmë marrëdhënien tonë të ardhshme. Dikur një tempull i errësirës ky tempull zgjeron horizontet e rinisë sonë. Në emër të shqiptarëve iu uroj mirëseardhjen dhe siç u shkrua në ligjin tonë të parë Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, mirësevini në Shqipëri miku im. Çelësat e shtëpisë sonë janë shumë të sigurta me ju. Kini parasysh nuk jemi aq të mëdhenj e të pasur, por jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë", tha Rama.

 

 

rama blinken piramida

Lini një Përgjigje