TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Shkurt 2024, 15:11

Përfundon takimi Blinken-Begaj në Presidencë, Sekretari i Shtetit zhvendoset drejt piramidës; pritet të takohet me Altin Dumanin

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon takimi Blinken-Begaj në Presidencë, Sekretari i Shtetit

Pas takimit me Begajn, Blinken do të zhvendoset për një aktivitet tek Piramida, ku është prezent dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Ka përfunduar takimi i Sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Vizita e Blinken në Presidencë ka zgjatur vetëm 10 minuat.

Pas takimit me Begajn, Blinken do të zhvendoset për një aktivitet tek Piramida, ku është prezent dhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit pritet të ketë një takim privat me Sekretarin Blinken. 

Kujtojmë se prej orës 11:00 të paradites Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken po zhvillon një vizitë tetë orëshe në Tiranë.

Pas vizitës në Ambasadën Amerikane, sekretari Antony Blinken mbërriti në Presidencë ku zhvilloi një takim me kreun e shtetit, Bajram Begajn.

Pak më herët Ambasada e SHBA-së në Tiranë konfirmoi se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me drejtues të drejtësisë në vendin tonë.

“Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike", njoftoi ambasada.

Në fund Blinken do të takohet me kryeministrin Rama, ku dhe do të mbajnë një konferencë për shtyp. 

begaj

Lini një Përgjigje