TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 15:30

Blinken flet për herë të parë nga Tirana: Mirënjohës Shqipërisë për partneritetin e jashtëzakonshëm që kemi

Shkruar nga Pamfleti

Blinken flet për herë të parë nga Tirana:

Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që kemi.

Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbajtur një fjalim për mediat, gjatë aktivitet të organizuar te Piramida në kryeqytet, ku falënderoi shqiptarët për mikpritjen.

Gjatë fjalës së tij, Blinken foli për evoluimin e Shqipërisë, nga një vend diktatorial i cili u izolua nga diktatori Enver Hoxha për gati 50 vite, në atë demokracinë që është sot.  Ai shtoi se Amerika ka investuar shumë në vendin tonë për të ndihmuar në zhvillimin e demokracisë në vend.

Mirëdita të gjithëve, ju falenderoj për një mikëpritje  të mrekullueshme në vendin e shqiponja. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë këtu. Është një moment i rëndësishëm dhe një vlerësim për punën tuaj. Falenderoj zotin David për të gjithë punët e ambasadës dhe zotin Edi për mbështetjen dhe ngjyrat që i ka dhënë Tiranës gjatë kohës që ka që kryetar i bashkisë.

Më kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon i dedikohet një diktatori që i çoi shqiptarët në fushat e përqendrimit. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë, ka kafe, është një simbol i gjallë, i të tanishmes. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan. Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që kemi”, tha ai.

Blinken ndër të tjera, listoi disa nga emrat e famshëm të shqiptarëve që kanë bërë karrierë të shkëlqyer në botë, si Dua Lipa apo Mira Murati, e po ashtu edhe biznese shqiptare që ia kanë dalë mbanë në Amerikë.

"Vitin e kaluar një numër rekord turistësh vizituan Shqipërisë, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund tju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona. Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e AI është Mira Murati. Një nga restorantet më të mira është shqiptare", u shpreh Blinken.

Blinken u shpreh se është krenar për partneritetin Shqipëri-SHBA në mikpritjen e afganëve që u larguan nga Afganistani pasi pushtetin e morën talibanët. Duke falënderuar Shqipërinë për mikpritjen e afganëve, Blinken tregoi edhe raste të disa prej vajzave afgane të cilat tanimë kanë arritur të shkollohen dhe kanë ide për të hapur bizneset e tyre. 

Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane dhe kjo tregon bujarinë e shqiptarëve dhe mirëpritjen.  Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ato me krahët hapur por edhe mënyra sesi po i mirëprisni ata. Dua t’ju them se ishte emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin 2 prindër burrë e grua që kishin 5 fëmijë dhe secili prej këtyre 5 fëmijëve ishin numër 1 të klasat e tyre. Por kur talibanët erdhën në fuqi, vajzat nuk mund të shkonin në shkollë. Sidoqoftë ata u përpoqën të gjenin mënyra për t’u dhënë mësim vajzave të tyre.

Ato teksa kanë qenë në Shqipëri, kanë mësuar anglisht në mënyrë fluente. Një nga motrat do të jetë në sektorin e modës, tjetra në sektorin e biznesit. Unë u dhashë ide që të mund të punojnë në biznesin e tyre për modën. Mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e tyre, shpresë që ua hoqën talibanët po iu ringjall pasi erdhën në Shqipëri. Jam krenar për partneritetin tonë për të ndihmuar afganët”, tha Blinken.

Pas fjalimit te Piramida, Antony Blinken do të zhvillojë një takim me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, nuk dihet se sa do të zgjasë takimi apo se çfarë do të diskutohet aty.

blinken

Lini një Përgjigje