
Në kuadër të vizitës së sekretarit amerikan Antony Blinken, analisti Artur Zheji ka komentuar edhe rikthimin e ish ambasadores Yuri Kim.
Ai tha se radikalizimi i Yuri Kim ndaj opozitës, ishte në momentin kur Partia Demokratike ngriti çadrën para Kryeminsitrisë, pak para zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.
“Radikalizim i zonjës Kim ndaj opozitës, ka filluar që pas çadrës. Me futjen në çadër të opzoitës, ka qenë e mbuluar nga shumë teori konspirative. E para, bëhej fjalë për shërbime ruse, që kërkonin të bënin vrasje dhe të bëhej destabilizim. Në atë periudhë ka ardhur edhe Arvizu. Unë e kam ndjekur na afër këtë ftohje graduale, dhe jkëtë situate ndarëse të ambasadores amerikane dhe PD.
Në fazën e dytë e të tretë, nuk ka munguar sulmi ndaj Yuri Kim. Ka kërkuar disa verifikime nga DASH. Yuri Kimit i është vënë në krizë identiteti i saj si amabsadore, nga opozita.
Fakti që Kim vjen me Blinken, është rikonfirmim. Udhëfyerrja e Blinken në Shqipëri është Yuri Kim. Ajo ka këtë posturen si asistentja e Blinken në Shqipëri. Kush i ka dhënë gojës kundër saj, gabim e ka. Marrëdhëniet e SHBA me doktor Berishën, do të kenë një çarje më të thellë, sesa ajo që na japin për konsum publik. Ndarja e doktorit nga amerikanët, është më e thellë”, nënvizoi Zheji.
Lini një Përgjigje