TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 13:46

Vizita e Blinken, kush distancohet nga SHBA humbet fuqinë politike

Shkruar nga Pamfleti

Vizita e Blinken, kush distancohet nga SHBA humbet fuqinë politike

Analisti Artur Zheji ka folur lidhur vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Zheji tha vizita ka një domethënie të veçantë për shqiptarët pasi konfirmon kufijtë e Shqipërisë dhe Kosovës por edhe të drejtat e shqiptarëve në MV dhe Mal të Zi.

Ai shprehet se orientimi pro amerikan nuk është servilizëm ndaj këtij shteti të fuqishëm por është një orientim ndaj partnerit që mbështet interesat e shqiptarëve. Sipas Zhejit, kush distancohet nga SHBA, dëmton vetë imperativin e forcës së vet politike.

“Si një vend i vogël por që ndihemi i madh dhe të kërcënuar edhe gjeopolitikisht, nuk kemi shumë mirë në Ballkan, prezenca e Blinken është e prezenca e SHBA që është garantja e stabilitetit gjeopolik jo vetëm në rajonin tonë prandaj për ne është e veçantë dhe merr dimensione më të spikatura ndryshe nga vendet e mëdha ku vizitat e tilla nuk bien shumë në sy. Për ne ka një domethënie më ndryshe, që konfirmon kufijtë e Shqipërisë, të Kosovës, të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe kudo që janë. Kjo do të thotë se orientimi i elitave politike shqiptare ka qenë i saktë dhe merr përgjigjen e duhur dhe na bën të ndihemi të barabartë, dhe ndonjëherë të llastuar në rajon.

Por na bën të ndihemi mirë. Mendoj që me imperativin kategorik politik të një force politike shqiptare, Shqipëria ka vuajtur. Gjithmonë ka pasur aleatë të gabuar. Kemi pasur që kanë zgjedhur lindjen, në komunizëm zgjodhëm Bashkimi Sovjetik. Jemi popull perëndimor. Thënë kjo, mendoj se në një program politik të çfarëdo force politike, orientimi pro amerikan është orientim jo servilizmi ndaj shtetit më të madh por ndaj atij partnerit që zgjidh ekuacionet e interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kush distancohet në këtë korrelacion me SHBA, ai bën një zgjidhje egoiste dhe dëmton imperativin e forcës së vet politike”, tha Zheji për “Abc News”.

 

 

Lini një Përgjigje