TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 12:45

Blinken në Tiranë, analisti tregon arsyet e takimit me Dumanin: Amerikanët të interesuar për luftën ndaj korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

Blinken në Tiranë, analisti tregon arsyet e takimit me Dumanin:

Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në vendin tonë.

Në një intervistë për “News 24”, ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për luftën ndaj korrupsionin dhe rikthimin e balancave në politikë në Shqipëri.

Çipa shton se vizita e zyrtarit të lartë amerikan rrit partneritetin mes dy vendeve si dhe e ka lidhur me situatën gjeopolitike dhe tensionet në rajon.

"Vizita rrit partneritetin mes dy vendeve. Së dyti plotëson kalendarin e vizitave të larta mes DASH dhe Shqipërisë, së treti ka ndikimi mbi situatën rajonale dhe ndërkombëtare, është një prezencë amerikane e cila në kushtet e tensionit në Ballkan është mesazh që i lëshohet vendeve Ballkanike. Vizita ka lidhje edhe me situatën gjeopolitike, përplasje Perëndimi me Rusinë dhe tensionet e Rusisë në Ballkan", tha ai.

Pse u zgjodh Tirana për të lëshuar mesazhe që prekin rajonin?

Çipa: Jemi një vend që në dy dekada kemi promovuar paqen dhe nuk kemi nxitur tension. SHBA e luan këtë kartë. Në kushtet e një tensioni gjeopolitik dhe ushtarak, nuk përjashtohen mundësitë që të kemi një kontribut të një konteksti në funksion të NATO-s që e investon. Jo më kot në axhendë parashihen takime me krerët e institucionet e larta dhe elitën e projektuar, takim që është potencues në mesazhin e vet.

Kemi të bëjmë me çështje si siguria, përgatitja e partneritetit brenda NATO-s, nuk është e rastësishme që deklarata e DASH nënvizon kontributet bilaterale.

Së treti, në interesimin amerikan ka dy elementë potencialë, lufta ndaj korrupsionin, ndaj ka edhe një vizitë me kreun e SPAK Altin Dumani dhe aspekti tjetër ka të bëjë me faktin se është e interesuar për demokracinë në Shqipëri, rikthimin e balancave.

Reforma në drejtësi monitorohet nga amerikanët. Takime rutinë në funksion të monitorimit?

Çipa: SHBA nuk monitorojnë por janë të përfshirë në rolin e monitoruesit, ndërhyrjes së drejtpërdrejtë. E ka pranuar edhe Rama, që në këtë mision SHBA janë bashkëpjesëmarrës.

Lini një Përgjigje