Avioni me të cilin ka udhëtuar sekretari amerikan Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.
Kjo është vizita e parë e Blinken në Tiranë.
Vizita që do të zgjasë 8 orë, ka një rëndësi të veçantë pasi jo vetëm konfirmon partneritetin strategjik me SHBA-të, por forcon pozitat e Shqipërisë si një vend kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor.
Një mesazh mbështetjeje për drejtësinë dhe SPAK pritet të jepet gjithashtu nga kjo vizitë. Në deklaratën e DASH për marrëdhëniet me Shqipërinë, thuhet se dy vendet janë partnerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lini një Përgjigje