TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 07:35

I dha fund jetës pasi i shpërndanë fotot intime, psikologia: Tik Tok burim vetëvrasjesh, situatë alarmante

Shkruar nga Pamfleti

I dha fund jetës pasi i shpërndanë fotot intime, psikologia: Tik

Psikologia Valentina Telhaj ka folur rreth fenomenit ‘Tik Tok’ dhe pasojat që vijë nga frekuentimi i shumtë i kësaj platforme, e cila kohët e fundit është kthyer në antiedukim.

Rasti i fundit që tronditi vendin ishte vetëvrasja e 27-vjeçares Sibela Abedini, pas publikimit të një fotoje intime nga Altin Çoku.

Në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’ ajo ka treguar se problemi kryesor është fakti që ky rrjet social po ekspozon moshat delikate, nga ku është kthyer në situatë emergjente. Telhaj shprehet se ‘Tik Tok’ ka rritur nivelin e agresivitetit tek individi.

“Për mua është shumë shqetësuese sepse duke qenë se ekspozohen mosha shumë delikate, pasi është ulur mosha e adoleshencës, mosha e pubertetit është rritur shumë agresiviteti. Fëmija nuk dëgjon çfarë i thua, fëmija shikon modele. E njëjta gjë dhe me ‘Tik Tok’. Pra, ka arritur një nivel agresiviteti që këto fëmijë, adoleshent dhe të rinj të ndikohen. Sigurisht janë dhe një sërë elementësh të tjerë, sepse nuk mund t’ia vëmë fajin vetëm ‘Tik Tok’-ut. Janë një sërë arsyesh që një njeri shkon deri në një vetëflijim apo vetëvrasje”, tha psikologia.

Lini një Përgjigje