
Analisti Artur Zheji ka folur mbi vizitën e nesërme të Sekretarit Amerikan të Shtetit, ANthony Blinken.
Sipas tij fokusi i kësaj vizite është siguria e Ballkanit Perëndimor.
Zheji thotë se takimi me kryeministrin Edi Rama është më i rëndësishmi, por nuk lë pas takimin me kreun e SPAK Altin Dumani.
“Mendoj që Blinken vjen sepse i intereson siguria e Ballkanit Perëndimor. Takimi me Ramën është më i rëndësishmi. Nëse do ta ndaj veç Dumanin, diçka do t’i thotë. Pra nëse ka një bisedë të veçantë më Dumanin, diçka luan. Padiskutim që do të ketë mesazhe të rëndësishme direkt me Ramën. Duke qenë se është personazhi që ka njoftuar non-gratën, ‘nuk e kap radari fare doktorin dhe kush është me doktorin’ dhe kjo është e dhimbshme për opozitarizimin në Shqipëri. Kemi një ‘guberne’ proamerikane, jemi proamerikanë, por nga ana tjetër me zerimin apo minimizimin e opozitarizmit që janë bërë antiamerikane. Sot situata është shumë në favor të Ramës, por jo shumë në favor të një ekuilibrit që mund të ketë një vend. Blinken ndoshta do të kërkojë që SPAK të jetë më i fortë dhe ndoshta SPAK do të jetë opozita e munguar. “Ne do ta mbrojmë SPAK si e vetmja opozita që të mos grabitet arka e shtetit”. Kjo është e gjithë logjika”, u shpreh Zheji në ABC News.
Lini një Përgjigje