Nëse nuk do kishte mbështetjen e Kryeministrit, koncesionari i Landfillit të Tiranës e ARMO-s, Blerim Hoxha, mund të mos deklaronte 15-20 punonjës, por jo 853 punonjës, si dhe mund të vononte pagat e tyre 2-3 muaj, por jo të mos i jepte për 5 vite...
Dokumentet që ka siguruar “Pamfleti” nga regjistrat në Drejtorinë e Tatimeve, dëshmojnë për një mashtrim tjetër fiskal e social, që kosovari Blerim Hoxha, pronar i 40% të Landfillit të Tiranës, u ka bërë punonjësve të ARMO-s në Ballsh, të cilën e kishte me koncesion.
Qysh prej muajit maj 2016, kur kryeministri Edi Rama, dha urdhër që Blerim Hoxhës t’i jepej Rafineria e Ballshit, ai u lejua të zhvaste miliona Euro nga përpunimi i naftës, dhe të mos paguante pjesën e fitimit 15% aksione që kishte qeveria, por as pagat dhe sigurimet e naftëtarëve.
Ky tolerim fiskal që iu bë mikut e sponsorit të partisë së Edi Ramës, dhe mikut e sponsorit të partisë së Hashim Thaçit, zgjati 5 vite, deri në muajin dhjetor 2021, kur koncesionari kosovar Blerim Hoxha i firmës “Toskë Energji”, u lejua të largohej nga Shqipëria.
Ai nuk dha për afro 5 vite pagat e sigurimet shoqërore të 853 punonjësve të ARMO në Ballsh, ndërsa Uzinën e Rafinerisë së Naftës e kishte lënë peng në bankë e ajo u shit për skrap.
Sipas dokumenteve tatimore, te firma “Toskë Energji Sh.p.k” e Rafinerisë së Ballshit, figuron i punësuar dhe i siguruar vetëm koncesionari Blerim Hoxha me pagë mujore 30 mijë lekë, ndërsa 853 naftëtarët nuk figurojnë të punësuar, madje nuk u dha as pagat.

Ky mashtrim fiskal, nuk ka dyshim, që nga drejtoria e tatimeve, Ministria e Energjisë dhe Inspektorati i Punës, është lejuar me urdhër të Bablokut, që Blerim Hoxhën e kishte sponsor të PS, por dhe mik të Hashim Thaçit e Baton Haxhiut.
Nëse nuk do kishte mbështetjen e Bablokut, koncesionari i Landfillit të Tiranës e ARMO-s, Blerim Hoxha, mund të mos deklaronte 15-20 punonjës, por jo 853 punonjës; si dhe mund të vononte pagat e tyre 2-3 muaj, por jo të mos i jepte për 5 vite.
Siç kemi publikuar para pak ditësh, një pjesë të pagave, që Blerim Hoxha nuk ua dha 853 punonjësve të ARMO-s, i shleu qeveria shqiptare; konkretisht nga 40 mijë lekë në muaj për vitin 2021; nga 32 mijë lekë në muaj për vitin 2022 dhe nga 13 paga mujore që i kanë fituar me gjyq.
Në total, qeveria ka paguar 15 milionë Euro paga e sigurime, të cilat duhej t’i kishte paguar Blerim Hoxha; por Babloku si mik i tij, urdhëroi t’i paguante shteti nga taksat e shqiptarëve, duke e toleruar të zhvaste edhe 390 milionë Euro të ardhura nga ARMO e të mos paguante 77 milionë Euro detyrime ndaj shtetit./Pamfleti
Lini një Përgjigje