TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2024, 12:18

Blinken mbërrin në Tiranë, qytetarët në rrugë përshëndesin eskortën e Sekretarit Amerikan të Shtetit

Shkruar nga Pamfleti

Blinken mbërrin në Tiranë, qytetarët në rrugë

Dhjetëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të përshëndetur eskortën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken nis vizitën tetë orëshe në Tiranë ku pritet të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë zoti Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

tiranë antony blinken blinken në tiranë

Lini një Përgjigje