Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka dhënë mesazhin e parë sa i takon drejtësisë. Ai ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në X, duke falenderuar ambasadën e SHBA për punë e rëndësishme që ka bërë duke nisur nga mbështetja e reformës në drejtësi.
“Faleminderit @USEmbassyTirana për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë te mbështetja e reformës së drejtësisë në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, tha ai.
Blinken aktualisht është në një takim me kryeministrin Edi Ram dhe në konferencën për shtyp priten mesazhe të forta.
Lini një Përgjigje