
Takimi mësohet se ka ndodhur te piramida dhe ka zgjatur diku tek 10 minuta.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken u ka dhënë mbështetje krerëve të drejtësisë.
Pas fjalimit te Piramida, Blinken u takua me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaça, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi.
Takimi ka ndodhur te një nga "kioskat" e ndërtuara para piramidës dhe ka zgjatur diku tek 10 minuta, ku sekretari i Shteti mësohet se i ka dhënë mbështetjen e tij krerëve të drejtësisë.
Pas takimit me Dumanin, Zaçën, Metanin dhe Sadushin, sekretari Blinken u zhvendos drejt kryeministrisë, ku dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Rama. Takimi ishte informal dhe nuk dihet se çfarë është diskutuar me detaje.
Kujtojmë se prej orës 11:00 të paradites Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken po zhvillon një vizitë tetë orëshe në Tiranë. Më herët, pas vizitës në Ambasadën Amerikane, sekretari Antony Blinken mbërriti në Presidencë ku zhvilloi një takim me kreun e shtetit, Bajram Begajn.
Lini një Përgjigje