
Janë publikuar pamjet nga takimi brenda ambienteve të Kryeministrisë, mes kryeministrit Edi Rama dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Sekretari i Shtetit Blinken shoqërohej në takimin me kryeministrin Rama, nga ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se kjo ishte një vizitë me rëndësi të veçantë për Shqipërinë e rajonin.
“Mikpritja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një vizitë me rëndësi të veçantë për Shqipërinë e rajonin, kur kohët e trazuara që po kalon bota na gjejnë më pranë se asnjëherë, si miq dhe aleatë strategjik”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje