Gjatë konferencës me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet për mungesën e deputetëve Elisa Spiropali dhe Fatmir Xhafaj në seancën parlamentare të një dite më parë, ku u votua kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Në përgjigjen e tij, Rama tha se nuk është përgjegjës për çështjet që lidhen me prezencën apo votimin e deputetëve në Parlament.
Ai theksoi se këto janë çështje që i takojnë drejtimit të grupit parlamentar dhe se përgjegjësinë për të kuptuar arsyet e mungesave e ka kryetari i grupit.
“Sa i përket çështjes së prezencës, votimit, s’merrem unë me këtë punë. Është kryetari i grupit që ka detyrë të dëgjojë dhe kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.
Lini një Përgjigje