Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me gazetarët foli për çështjen ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Ballkut, ku dje në seancën plenare, PS nuk dha leje për arrestimin e saj.
Ai foli edhe për kërcënimet në Kryesinë e PS që u publikuan dje në media.
“Diskutimet tona kanë qenë konstruktive, s’ka pasur asgjë jo si ato që janë thënë, po as të ngjashme për sa i përket presionit, tensionet apo kërcënimit. Janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Besoj që edhe vetë deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta.”, tha Rama.
Lini një Përgjigje