Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha në Komisionin e Jashtëm tha se rreth 20 shqiptarë ndodhen në Iran.
Hoxha tha se shumica prej tyre janë gra të martuara dhe rezidente në Iran, ndërsa shtoi se në rast se do të kërkohet ndihmë për tu larguar, do të asistohet nga ana e ministrisë.
“Ne kemi 20 shqiptarë, një familje me 5 veta dhe të tjerët janë me të cilët kemi qenë në kontakt, nuk e dimë të saktë sesa janë. Shumica e tyre janë gra të martuara që janë rezidente. Nuk kemi bërë dallim, nëse do të na kërkojnë ndihmë o të bëjmë më të mirën për t’i asistuar”, tha Hoxha.
Hoxha iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve për krijimin e Këshillit të Sigurisë.
“Nuk ka qenë në termat e dramaticitetit që mund të kërkonte Këshill Sigurie, por është në tagrin e Presidentit të Republikës”, tha ministri.
Lidhur me raportet me Kinën, ai nënvizoi se janë marrëdhënie normale dhe është e nevojshme të ruhen, por duke ruajtur ekuilibrin mes pozicionimit të aleatëve ndërkombëtarë dhe interesave të vendit.
“Nuk kemi marrëdhënie preferenciale me Kinën, kemi marrëdhënie normale. Është vend i fuqishëm, duhet të mbajmë raportet tona me të. Tregtia është pjesë e ndërveprimit mes vendeve, kombeve, kemi parasysh pozicionimin e BE dhe SHBA-ve, do t’i mbajmë, por do të ndjekim edhe interesat tona sa kohë që s’preket siguria ndërkombëtare ose partnerët tanë”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje