Deputeti Tritan Shehu deklaroi në Komisionin për Politikën e Jashtme se shteti shqiptar nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar drejtpërdrejt qytetarët e prekur nga situata në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, ndryshe nga shumë vende të tjera që vendosën në dispozicion të gjitha mjetet për të mbështetur qytetarët e tyre, reagimi i Shqipërisë ka qenë i pamjaftueshëm. Shehu theksoi se kjo situatë tregon mungesën e dimensionit social të shtetit shqiptar.
“Shtetit shqiptar i mungon diçka, aspekti social. Shteti shqiptar është shteti më antisocial në Europë, në të gjitha parametrat. Kjo është e vërteta dhe kjo u vërtetua edhe në këtë krizë që aq sa ishte, ishte e dhimbshme për ata që e pësuan dhe duhej që shteti të ndërhynte që në momentin e parë me të gjitha mjetet duke qenë konkret siç ishin në vendet e tjera, në mjete, fonde, rrugë”, tha Shehu.
Lini një Përgjigje