
Sipas mediave greke, Kimberly Guilfoyle është takuar me Ramën mbi një projekt shumë të rëndësishme që lidhet me gazin e lëngshëm...
Media greke kanë zbardhur detaje për vizitën e fundit në Tiranë të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Athinë, duke e lidhur atë me zhvillimet në sektorin energjetik në rajon.
Kimberly Guilfoyle, një figurë e afërt me presidentin Donald Trump, u pa dje në kryeministri, ku u prit me ngrohtësi nga Kryeministri Edi Rama.
Por “Energymag” e ka lajmëruar këtë vizitë që disa ditë më parë, pasi në datën 8 mars është publikuar një artikull se ambasadorja do të udhëtonte në Tiranë.
Sipas artikullit të publikuar në median greke, qëllimi i vizitës është mundësia e ndërtimit të një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Një projekt i tillë do të kishte rëndësi për furnizimin me gaz të rajonit dhe për rolin e vendeve të Ballkanit në rrjetin energjetik evropian.
Raportimi thekson se zhvillimi i infrastrukturës për LNG është kthyer në një çështje strategjike, veçanërisht pas tensioneve në tregjet globale të energjisë dhe përpjekjeve të Evropës për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz.
Media greke vërejnë gjithashtu se diskutimet për një projekt të mundshëm LNG në Shqipëri vijnë në një moment kur Greqia synon të forcojë rolin e saj si qendër rajonale për importin dhe shpërndarjen e gazit, përmes projekteve si terminalet LNG dhe rrjetet e interkoneksionit.
Çfarë është terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror?
Një FSRU (Floating Storage and Regasification Unit) është një terminal lundrues që përdoret për të importuar dhe përpunuar gazin e lëngshëm natyror (LNG). Ai zakonisht është një anije e pajisur me rezervuarë të mëdhenj ku ruhet gazi i lëngshëm që mbërrin me cisterna nga vendet prodhuese. Në këtë platformë gazi ruhet në temperatura shumë të ulëta dhe më pas përmes pajisjeve të posaçme kthehet sërish nga gjendja e lëngshme në gaz.
Pas këtij procesi, gazi dërgohet përmes tubacioneve drejt rrjetit energjetik të vendit ose të rajonit. Terminalet e tilla konsiderohen zgjidhje më të shpejta dhe më fleksibël se ndërtimi i terminaleve të përhershme në tokë dhe përdoren shpesh për të rritur sigurinë energjetike dhe për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz. /Pamflet
Rama do kerkon pjesen e vet sic eshte mesu 28 vite ne pushtet dhe do kerkon marveshje favorizuese per pales Amerikane per Te rukt Lakuren e vet ne keto date Te veshtira per Te .Ai cdo gje e Ben per Lekuren e vet , ne dreq Te shkoje populli dhe Shqiperis thote km Rama
Kjo ambasadore ka ngaterruar zanat
Sa me shije ky miku Epstein, të gjitha femrat që ka vene ne pozita të larta i ka zgjedhur të reja e të bukura. Ec perpara azgone!
Ydh qenka ambasadorka ne Athine. Si pornostar. Kushedi çdo kete shitur ky i yni si zakonisht.
Po pse vjen natën kjo ambasadore dhe pa dijeninë e ambasadës amerikane këtu në Tiranë? Kjo është një pikpytje që askush nuk po flet. Eeeeh palloshi do bëjë çdo pazar të fshehtë në dëm të shqiptarëve dhe shqipërisë vetëm për të mbajtur postin e tij. Zërin dhe të vërtetën e këtij takimi do ta mësojmë më mbrapa , kur të jetë shumë vonë. Rama me saliun janë dy bordellot e politikës shqiptare.
Pse nuk e keni botuar komentin tim të djeshëm? Po e di përgjigjen: me mallin ton bëjmë si të duam.