TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Mars 2026, 18:39

Muaji i Ramazanit, Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar për besimtarët: Agjërimi i mëson njeriut durimin!

Shkruar nga Pamfleti
Muaji i Ramazanit, Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë iftar
Rama shtron iftar


Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë shtruar Iftar për besimtarët, në muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Rama u shpreh se iftari është një praktikë mirësie dhe ndrojtjeje, ku ndëshkimi dhe zemërata mbeten jashtë dere dhe përkujdesja vjen shumë afër gjithsecilit.

Në Iftar ishin të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, lideri shpirtëror i Bektashinjve, Baba Mondi, ambasadorët e Gjermanisë dhe Italisë në Tiranë, artisti Laert Vasili, si dhe shumë figura të Partisë Socialiste si, Erion Braçe, Sara Mila, Ervin Demo, Ulsi Manja, Igli Hasani, etj.

“Të dashur miq dhe të ftuar. Agjërues, besimtarë dhe jo-besimtarë. Ju uroj të gjithëve mirëseardhjen në sofrën tradicionale të Iftarit, që sëbashku me Lindën e shtrojmë me kënaqësi në nderim të vlerave dhe traditës së ripërtërirë të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Sofra e Iftarit është e vetmja sofër ku je edhe shtrues, edhe i shtruar, edhe zot shtëpie edhe mik. E di që mbledh apo mblidhesh, por është diçka sipërane që bashkon, Zoti, Allahu, universi.

Rreth kësaj sofre, ligji i padukshëm që jeton brenda çdo qenie njerëzore, ligji që na thotë se tjetri nuk është një i huaj, por një fqinj, një bashkëudhëtar, një grimcë e ngjashme përkohësie në të njëjtin qiell, merr në zotërim territore të caktuara të mendjes dhe të shpirtit. Agjërimi i mëson njeriut durimin e vetëvetes dhe rrugën e zbutjes së paraardhësit të vet të parë, shpellarit që ka brenda vetes. Ai çast bëhet dinjiteti kur buka ndahet mes të tëra duarve”, tha mes të tjerash Rama.

Ai tha se për herë të parë në tri dekada, Ramazani dhe Krishtlindja do të takohen në vitin 2030. Në fund, Rama tha se dëshiron që shqiptarët të jenë shembëlltyra e të vërtetës së madhe ku besimi nuk është vijë që i ndan, por i bashkon.

"Iftari është një praktikë mirësie dhe ndrojtjeje, ku ndëshkimi dhe zemërata mbeten jashtë dere dhe përkujdesja vjen shumë afër gjithsecilit. Uroj t’ju pranohet agjërimi, t’i dëgjohen dhe pëlqehen lutjet çdo agjëruesi dhe çdo kujt të ftuar i uroj që të ketë gjithçka meriton.

Ky është iftari i parë në këtë mandat të katërt, ndërkohë që ky mandat dua të jetë i fundit i një kryeministri jashtë shtëpisë së Europës. Dua ta mbyll me një detaj: për herë të parë në tri dekada, Ramazani dhe Krishtlindja do të takohen në vitin 2030. Duke e ulur siparin e fjalës sime, dua të shpreh një mirënjohje për myslimanët shqiptarë për atë që janë dhe, duke i uruar të kenë çdo të mirë për të cilën luten. Dua të jenë shembëlltyra e të vërtetës së madhe ku besimi nuk është vijë që ndan, por bashkon; ku Islami, njësoj si krishterimi, e thërret Europën në krye të sofrës."-u shpreh kryeministri. 

 

rama shtron iftar

5 Komente

  1. K
    Kiu

    MIre e beri, por me leket e kujt?

    1. M
      Malo

      Edhe 100 Iftare te shtroshe nuk i ben fajde askujte,madje kush e pranon Iftarin e kuptone shum mire sa Fallcitet ka ne ate Iftare.

      1. C
        Celsi

        Ky eshte kryeminister klloun qe i genjen njerezit me iftar. Eshte kryeministri me i korruptuar dhe arrogant ne historine e shqiperise ne keto 35 vite.

        1. E
          Eni

          Po une e di qe njeriu qe vjedh nuk mund te shtroje iftar apo jo?

          1. V
            Vendi

            Zot na fal por rama me te shoqen jane cifti me i korruptuar ne vend

            Lini një Përgjigje