Kryeministri Edi Rama pranoi se ka pasur debate me partnerët ndërkombëtarë pas votës në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për ministren Belinda Balluku. Rama shtoi se Shqipëria duhet t’i shikojë partnerët në sy dhe se nuk pranon që askush ta trajtojë vendin “nga lart poshtë”.
Një ditë pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama ka pranuar përplasjet me faktorin ndërkombëtar.
Vota në Kuvend kundër SPAK, shkaktoi reagime nga disa përfaqësi diplomatike kërkuar që lufta kundër korrupsionit të jetë parësore për anëtarësimin në BE.
Në konferencën që po mban me gazetarët, shefi i qeverisë tha se është e vërtetë që kanë pasur debat me disa nga partnerët e vendit lidhur me këtë çështje, por shtoi se “nuk pranoj të më shikojë njeri nga lart poshtë”.
“Një çështje korrupsioni se vetë prokuroria nuk ka ngritur akuzë por për një çështje në hetim, e cila mund të hetohet lirisht pa as më të voglën pengesë dhe e përsëris atë që thashë përpara grupit parlamentar, unë e inkurajoj prokurorinë që të ndjekë dhe të hetojë të gjitha pistat ku mund të mendohet se mund të shfaqet gjatë rrugës ferra e korrupsionit. Deri tani nuk jemi përballë një çështje korrupsioni.
Nga ana tjetër, është e vërtetë që kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje. Dhe sikundër besoj e dinë shumica, por bëjnë sikur s’e dinë pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, interesin e vendit dhe një nga normat e pa diskutueshme të këtij përfaqësimi është t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shikoj njeri nga lart poshtë po as nuk pranoj të më shikojë njeri nga lart poshtë. Përtej mënyrës se si është karikatura e pazarit politik, diskutimet tona kanë qenë konstruktive.
Nuk ka pasur asgjë si ato që janë thënë sa i përket tensionit apo presionit apo kërcënimit. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Dhe besoj se edhe deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta.“, tha Rama.
Në daljen e parë publike, një ditë pas seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të e deputetes Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama theksoi se kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë.
“Dua ta përsëris se qëndrimi im lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e SPAK nuk i përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë që përpjekja për ta lidhur me ndonjë arsye tjetër, apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE, apo do pengojë zbatimin e reformës në drejtësi apo aktivitetin e pavarur të drejtësisë është përpjekje e shëmtuar”, tha Rama.
Rama iu përgjigj edhe zërave se kjo do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE, Rama siguroi qytetarët se nuk ka asnjë frenim në rrugën drejt BE-së.
“Leximi nga ata që u bllokua shqipëria është një lexim pervers dhe i qëllimshëm për të lënduar këdo që dëshiron suksesin në këtë rrugë. Kush merret me këto deformime dhe kush i bie kësaj daulleje”, tha kryeministri.
Kur do iki ky Kerme. Kush e ka votuar te kete turp!
Shqiperia nuk je ti! Ti je i zgjedhur nga Shqipetaret per te bere interesat e tyre e jo te shesesh pordhe ne publik duke prishur aleanca qe mezi i kemi prej vitesh..PIS
Komplet robq, s’ke ca ben
Kush i blen Pordhet e nje shqiptari, sidomos shqiptar-komunist: Ju jeni portale te pa pik civilizimit
Kush i blen Pordhet e nje shqiptari, sidomos shqiptar-komunist: Ju jeni portale te pa pik civilizimit