TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2026, 13:10

Shqipëria shpall Iranin sponsor të terrorizmit, Gardën Revolucionare organizatë terroriste!

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria shpall Iranin sponsor të terrorizmit, Gardën
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme në një konferencë se Parlamenti do të ftohet javën tjetër që të miratojë një rezolutë në lidhje me Iranin.

Rama u shpreh se rezoluta do të shpallë “Republikën Khomeiniste të Iranit” si shtet sponsor të terrorizmit.

Po ashtu ai zbuloi se rezoluta do të kërkojë edhe shpalljen si organizatë terroriste të Gardës Revolucionare të Iranit dhe Hezbollahut.

“Të gjithë ata që kanë menduar se do të nënshtrojnë republikën e Shqipërisë, qofshin forca të brendshme apo të jashtme, do të mbeten me gishtin që do të dëshirojnë ta zgjedhin vetë në gojë. Javën që vjen, parlamenti do t ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur republikën khomeiniste të Iranit, s’e them dot islamike sepse ajo republikë nuk ka lidhje me Islamin sipas asaj që unë di dhe sipas asaj që çmoj te Islami shtet sponsor të terrorizmit dhe bashkë me këtë si organizatë terroriste garda republikane dhe Hezbollahu. Sepse kjo është e vërteta. Natyrisht në këtë hapa nuk jemi pionerët, sepse ka pasur më parë edhe partnerë, miq që i kanë hedhur por është koha ta bëjmë edhe ne këtë gjë.”, tha Rama.

Shqipëria, vend i NATO-s, ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin në shtator të vitit 2022.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama teksa argumentoi këtë vendim të qeverisë shqiptare me "prova të pakundërshtueshme", sipas të cilave pas sulmeve masive kibernetike më 15 korrik ndaj institucioneve shqiptare fshihet Irani.

Sulme paralizuan institucionet shtetërore të Shqipërisë.

Edhe SHBA tha se përgjegjës për sulmin kiberbetik ndaj Shqipërisë është Irani. Shtëpia e Bardhë në një reagim të saj e quajti përgjegjës Teheranin për këtë sulm kibernetik kundër një aleati të NATO-s.

I gjithë personeli i ambasadës iraniane u largua nga Shqipëria brenda 24 orësh.

Për këtë akt janë informuar edhe partnerët e NATO-s dhe shtete të tjera mike.

Sipas kryeministrit  hetimi i zgjeruar ofroi të dhënat, se agresioni kibernetik është "orkestruar dhe sponsorizuar" nga Irani, i cili ka angazhuar katër grupe për këtë sulm kibernetik ndaj Shqipërisë, tha Rama, sipas dpa. Një prej këtyre grupeve është mjaft i njohur dhe ka marrë pjesë më parë në sulme kundër Izraelit, Arabisë Saudite, Jordanisë, Emirateve të Bashkuara, Kuvajtit dhe Qipros.

Sipas kryeministrit Rama, sulmi kibernetik i iniciuar nga Irani nuk e arriti qëllimin e tij. Krahasuar me sulme të tjera kibernetike dëmet llogariten të vogla, dhe sistemet janë rivendosur në punë, ka theksuar kryeministri shqiptar.

edi rama parlamenti rezolutë kundër iranit

4 Komente

  1. H
    Hari

    I mblodhe ne manze ne durres,ti dhe qeveria jote dhe Tani flet gjithsesi!e ke qelbur shqiperine,indiane,muxhahedine,kineze,filipineze,zezake,nga te gjitha racat e ngjyrat,dhe shqiptaret I shperndave neper bote!

    1. T
      Tony

      Bo, bo, bo u dhje Irani ne breke nga ne!

      1. A
        A. B.

        Ky plehra çìfuto-ungjillore (nga ata që po i pyete çfarë feje ke thotë po ti.) do ta fusë Shqipërinë në sherr të madh. Ata 3500 vetët e Mekut që mori Rama (që dikur amerikanët i quanin terroristë se i patën vrarë ushtarë) sot po hahen me Riza Pahlevin kush do jetë në krye të Iranit. Sulmi i dikurshëm kibernetike i lranit ishte hakmarrje për veprimet e subversive të MEK, kibernetike dhe pagesë terrorizmi. Sot është opcion kryesor i amerikanëve për fillimin e kryengritjes Po hodhi ndonjë gjë lrani e gradoftë mirë në Manëx jo në shtëpinë time.

        1. p
          palloshi

          Rama do vazhdoje te gricet me Iranin dhe Mamzen, ne shprese mos Irani dergon ndonje silure ne MEK e keshtu spostohet vemendja nga Balluku dhe Balluket e Rames tek predhat e Iranianeve'.....?

          Lini një Përgjigje