
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar detaje nga marrja në pyetje në SPAK. Ai pohon se i kanë hequr orën e dorës, teksa shton se i kanë marrë edhe çelësat.
Meta u shpreh se prokurorët e SPAK s’mund t’i heqin pantallonat, teksa i ka ironizuar duke thënë se “mund të ulin pantallonat e tyre”, pasi sipas tij ata janë pro vendosjes së “Prindit 1 dhe Prindit 2” në dokumente.
“Isha pa telefon në SPAK. Sot më hoqën edhe orën e çelësat, nuk u mërzita shume. Pantallonat nuk mi heqin dot. Mund t’i heqin vetë pantallonat se janë modern. Se dhe SPAK është gati për të instaluar Prindi 1 dhe Prindi 2! Këto janë si Katicat e Maqedonisë! Ky është Katica e Shqipërisë”, u shpreh Meta.
I pyetur nëse ka kryer ndonjëherë ndërhyrje estetike, ai e mohoi teksa tha se për çdo shërbim shëndetësore që ka kryer, ka qenë transparent dhe sipas rregullave.
“Smë padit njeri mua, veprimet e mia janë transparente dhe të kulluara! Me këto veprime që bëjnë më shumëfishojnë forcat për t’u përballur me narko-shtetin dhe Katicat e narko-shtetit”, tha Meta.
Kreu i PL u pyet gjithashtu nëse i druhej një arrestimi të mundshëm të Monika Kryemadhit. Meta u përgjigj duke thënë se “nëse duan të arrestojnë edhe Sashën, macen time”.
“Nuk merrem me këto parashikimet. Edhe Sashën ta arrestojnë, macen time të dashur që më mungon aq shumë. Beteja ime s’ka kthim pas. Qytetarët e ndershëm do t’i hedhin në kosh Katicat e Rama-Formës bashkë tarallakun”, përfundoi ai.
Lini një Përgjigje