TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2024, 22:00

SPAK makth për Berishën, pranon hapur se kërkon të vijë në pushtet për të shkrirë organin e akuzës!

Shkruar nga Pamfleti

SPAK makth për Berishën, pranon hapur se kërkon të vijë

Berisha akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelët dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit...

Sali Berisha e ka pranuar hapur se betejën e tij në zgjedhjet që vijnë nuk e ka me Edi Ramën, por me Altin Dumanin. SPAK është kthyer në makth për të dhe ish-kryeministri në zgjedhje do të kërkojë votën e qytetarëve për vetëm një qëllim, të shkrijë SPAK.

Këtë e pranoi Berisha i ftuar sot në emisionin “Opinion”. Ai tha se sapo të vijnë në pushtet, do të nisë procesin e rishikimit të reformës në drejtësi. Duke qenë se SPAK ka mandat 9-vjeçar, Berisha deklaroi se do të kërkojë referendum për ta zhdukur këtë prokurori.

Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.

Qëndrimi im (nëse vjen në pushtet) do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias, plotësishëm i besueshëm nga SHBA. Komisioni i Venecias është institucioni perëndimor i Këshillit të Europës, e vërteta është plotësisht i besueshëm nga SHBA që ka eksperiencën më të madhe se çdo institucion tjetër në reformat ligjore e kushtetuese. Në këtë reformë, këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ne e përfshimë. Rama rekomandimet nuk arriti t’i saldojë në Kushtetutë, i futi një nga një në ligjet organike. Qytetarit shqiptar i duhet të presë për një proces civil 14 vite, për një penal 10 vite, i duhet të paguajë ryshfete 4 ose 5-fish sa më parë. Ka një prokurori po aq politike saç ishte prokuroria e Enver Hoxhës. SPAK për shkak të politizimit është sot, një organizatë e vërtet kriminale. Do të përballen me ligjet e vendit për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelë”, tha ai.

Ai foli edhe për dekorimin e kreut të SPAK Altin Dumani në SHBA, si Kampion i Antikorrupsionit. Berisha nuk e mohoi se ky veprim e ka alarmuar.

Kjo është qesharake! Jo në Shqipëri, por në Shtetet e Bashkuara nuk mund të mohohet se demokracia ka bërë hapa mbrapa gjatë administratës së Biden. Ai që e dekoroi Dumanin, jam i sigurt që do dekoronte me kënaqësi edhe Jack Smith-in”, tha ai.

Berisha zbuloi për herë të parë se para se të vendosej në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte vendosur të linte mandatin.

"Sali Berisha pasi ishte larguar në mënyrë definitive dhe pa ekuivok dhe po përgatitesha për katër muajt e ardhshëm të dorëzoja dhe mandatin e deputetit sepse ka gjithmonë një kohë për vendime. Çfarë ndodhi? Ndodhi një sanksionim mbi lobimin korruptiv.

Në 2021 që ta dinë qytetarët pasi bëra një fushatë 1-vjetore përfshi në këtë studio këtu për të bindur shqiptarët për liderin e PD-së, Lulzim Basha, kemi bërë këtë debat me njëri-tjetrin. Unë, nuk do të kandidoja. Por meqenëse influenca në PD del e lartë moskandidimi mund të na dëmtojë dhe në rast se kandidoj, kandidoj vetëm për këtë qëllim. Më kërkoi të shkoj në Shkodër”, tha ai.

Lini një Përgjigje