
Për herë të parë politika ka reaguar lidhur me situatën e krijuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili ka kërkuar që të thërritet në seancë plenare ose në komisionin e Ligjeve, kryetarja e Kushtetueses Holta Zaçaj.
Duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të saj, Bardhi tha se ajo duhet të thirret dhe të deklarojë se kush po i bën presion.
“Kryetarja e Gjykatës kushtetuese ka deklaruar se ka presioni politik, ekonomik mbi anëtarët e gjykatës. Mua më shqetëson kjo çështje ngre pikëpyetje mbi ekzistencën e dy institucioneve të larta prandaj ne nuk duhet të qëndrojmë jashtë këtij debati. Ne duhet të kemi një seancë urgjente dëgjimore të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe atij të Gjykatës së Lartë. Ne nuk do duhet si Kuvend të qëndrojmë jashtë këtij debati, që po fut Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë në një ngërç kushtueses.
Mund ta fusë Shqipërinë në një rrugë ku të kemi disa anëtarë të Kushtetueses, disa që mbajnë zyrën me dhunë, disa atë tjerë që zgjidhen nga organet e emërtesës duke sjellë pasoja për shtetin. Kjo mund të na krijojë probleme në Gjykatën Europiane të të drejtave të Njeriut”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje