Në mesazhin që u është përcjellë e dërguara e SHBA-së nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.
Ditën e sotme e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në mesazhin që u është përcjellë e dërguara e SHBA-së nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.
Gjithashtu ka garantuar dhe mbështetjen e SHBA, Nancy VanHorn nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve.
"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke njohur rolin e tyre vendimtar në mbështetje të reformës në drejtësi. Ajo nxiti anëtarët që të veprojnë me integritet dhe të marrin vendime në dobi të sistemit, pavarësisht sfidave dhe presioneve. Së bashku, ne jemi të angazhuar për forcimin e drejtësisë dhe integritetit në Shqipëri", thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane.
Kujtojmë se ditën e djeshme, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka takuar kryetaren e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani, duke i dhënë mbështetje në luftën ndaj korrupsionit. Duhet theksuar se Dollani ka qenë objekt i kërcënimeve jo vetëm nga politika, por edhe nga krimi.
“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me kryetaren në detyrë të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtaren Saida Dollani. Znj. VanHorn ndau mbështetjen e palëkundur për gjyqtaren Dollani dhe kolegët e saj, të cilët shfaqin guxim të pamasë dhe sakrificë personale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendimet e tyre janë jetike për t'i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Ambasada e SHBA mbetet e përkushtuar për të mbështetur institucionet e drejtësisë së Shqipërisë në misionin e tyre për të ruajtur drejtësinë dhe integritetin”, njofton ambasada.
Ky takim vjen pas disa mesazheve që kanë ardhur javët e fundit nga amerikanët. Vetë sekretari Antony Blinken ishte ai që dekori Altin Dumanin dhe u shpreh prerë se SHBA do ta godasë korrupsionin me të gjitha mënyrat. Po ashtu vetë de dërguara e SHBA, pak ditë më parë dha një mesazh të fortë në këtë aspekt.

Lini një Përgjigje