TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2024, 12:50

'Jeni shumë e egër'/ Debati me Spiropalin, deputeti i PD shkakton të qeshura në sallën e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti
'Jeni shumë e egër'/ Debati me Spiropalin, deputeti i PD
Edmond Spaho dhe Spiropali

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar ndaj Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke theksuar një ndryshim të papritur në qëndrimin e saj, për të cilin ai tha se ishte reflektuar në fjalor dhe edhe në shprehjen e fytyrës.

Spaho shprehu shqetësimin se Spiropali dukej “shumë e egër” dhe madje sugjeroi se “duket sikur ju kanë rrahur”, duke e pyetur nëse kishte ndodhur ndonjë ngjarje që kishte ndikuar në ndryshimin e saj.

Mazhoranca rrëzon kërkesën e Bardhit për interpelancë me Ramën

“Zonja kryetare, vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, madje dhe në fytyrë jeni shumë e egër, duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse neve jemi deputet dhe ju kemi juve kryetaren tonë, dhe duhet të të dalim në krah nëse ju ka ndodhur gjë,” tha Spaho.
Në reagimin e saj, Spiropali u përgjigj duke qeshur, ndërsa i tha demokratit: “As sqima juaj estetike nuk është për procedurë, ju lutem mbyllini mikrofonin, vijojmë më të tjerët”.

edmond spaho

Lini një Përgjigje