
Partia Demokratike ka festuar dje 34-vjetorin e themelimit. Përveç Sali Berishës, në sallë nuk shihej askush tjetër nga themeluesit e partisë.
Berisha kishte në krah vetëm disa çupëlina dhe Neritan Cekën e Genc Pollon, me të cilët ka pasur konflikte të ashpra në të kaluarën.
Partia Demokratike, kujtoi 11 dhjetorin e 1990 kur 34 vite më parë u krijua forca e parë opozitare. Në ceremoni u nda edhe një mesazh i ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg.
“Jeni ju demokratët e palodhur që i jepni shpirt kësaj partie. Do doja të isha sot aty me ju. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur PD u krijua, e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë, sepse shqiptarët çdo ditë e me shumë marrin rrugët për shkak të keqqeverisjes. Zgjedhjet po vijnë, do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirë mbi të keqen, asgjë nuk i ndal demokratët”, tha Salianji.
Nga arresti shtëpiak për aferën Partizani, një fjalim mbajti edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Përmes një videomesazhi ai sulmoi SPAK.
“Rama urdhëroi SPAK për ndjekjen penale të Berishës. Prokurorët politikë brenda tre javësh nisën hetime 30-vjeçare ndaj Berishës”, tha Malltezi.
Lini një Përgjigje