TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2024, 19:01

Debate në Kuvend, Gogu zë ngushtë Bardhin: Laj gojën për akuzat ndaj babit të Zenit dhe Nokës, pastaj merru me PS

Shkruar nga Pamfleti

Debate në Kuvend, Gogu zë ngushtë Bardhin: Laj gojën

Seanca plenare ka vijuara me debate të forta dhe akuza të ndërsjellat mes deputetëve të të dy kampeve. Fillimisht ishte deputeti i PD, njëkohësisht kreu i grupit, Gazment Bardhi i cili hodhi akuza ndaj deputetëve të mazhorancës.

Më pas deputeti i PS, Toni Gogu i kërkoi Bardhit që para se të flasë për kolegët socialistë, duhet të zgjidhë hesapet me kolegët e tij dhe të sqarojë akuzat që ai bënte dikur për Berishën dhe Nokën.

Shko te vendi (SPAK), dorëzo kallëzime e prova dhe lërë fatin e kolegëve se atë e vendosin qytetarët. Qëndroi akuzave për babin e Zenit dhe Flamur Nokën, pastaj eja këtu.

Kujdes me partinë socialiste dhe socialistët! Qëro njëherë hesapet me kolegët e grupit tënd dhe pasi të jetë larë goja me ato të grupit tënd, mund të vish dhe ta mbushësh gojën me baltë për kolegët socialistë...”, u shpreh Gogu.

Lini një Përgjigje