TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2024, 21:32

Idrizi dhe Doshi mbajnë në këmbë mazhorancën, Ramës i firojnë deputetët në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Idrizi dhe Doshi mbajnë në këmbë mazhorancën,

PS u katandis në 66 deputetë dhe nuk i kalonte dot e vetme ligjet...

Edi Rama është “falur” sërish te Tom Doshi dhe Shpëtim Idrizi për të siguruar mazhoracën në Parlament.

Pas gati 11 orësh debate dhe diskutime, në mbrëmje u bë votimi i ligjeve dhe PS e gjeti veten ngushtë, pasi e siguroi kuorumin me vetëm një votë dhe kjo falë 2 deputetëve të PDIU dhe 3 të PSD. PS u katandis në 66 deputetë dhe nuk i kalonte dot e vetme ligjet. Madje disa ligje kaluan me 70 dhe 60 vota.

Siç shihen dhe nga pamjet, pjesë në votim kanë marrë 3 deputetët e PSD: Gledis Çeliku, Gertjan Deda dhe Meri Markiçi. Si dhe dy deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj.

Idrizi dhe Doshi mbajnë në këmbë mazhorancën,

Për marrëveshjen mes Sllovenisë dhe Shqipërisë deputetët e PDIU votuan pro dhe u siguruan 71 vota. Ndërsa për ligjin për ndarjen e Hekurudhës Shqiptare ata abstenuan dhe drafti kaloi me 69 vota. Për organikën e pagave të anëtarëve të KPK e KPA, njëri nga deputetët e PDIU votoi kundër dhe tjetri abstenim, duke bërë që sërish të kalojë drafti me 69 vota. Ndërkohë u shty plani për të futur me procedurë të përshpejtuar ligjin për faljen e gjobave.

Shpëtim Idrizi ishte në opozitë, por kandidimi i Fredi Belerit në Himarë shtoi krisjet mes tij dhe Sali Berishës. Më pas nisi afrimi me mazhorancën dhe në shumë raste PDIU ka votuar ligjet e PS.

Idrizi dhe Doshi mbajnë në këmbë mazhorancën,

Ndërkohë Tom Doshi ka qenë gjithmonë krah Ramës. Pak kohë më parë pati një krisje mes tyre, pasi u shkarkuan disa drejtorë në Shkodër dhe kjo bëri që deputetët e PSD të mos jepnin votën, por situata duket se është qetësuar.

Votimi sot sinjalizon se në zgjedhjet që vijnë, mund të kemi një koalicion mes Ramës, Idrizit dhe Tom Doshit. /Pamfleti

Lini një Përgjigje