TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 21:58

“SPAK lëviz vetëm kur ka protesta”, Boçi: Të nisim tubimet te Kryeministria, mbase marrin në pyetje Ramën!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK lëviz vetëm kur ka protesta”, Boçi: Të

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, deklaroi se opozita duhet të dalë në protestë para Kryeministrisë, me qëllim që SPAK-u të marrë në pyetje Edi Ramë.

Në një intervistë për emisionin “Debat” në “A2CNN”, ai tha se duke parë se presioni i opozitës ma anët të protestave e bën SPAK-un që të lëvizë, ato duhet të shtohen.

Testin opozita e ka kaluar, ajo ushtron presion dhe SPAK-u është i detyruar të hapë çështje penale. Sot, të gjitha çështjet penale që ka SPAK-u janë për shkak të presionit të opozitës: inceneratori, sterilizimi dhe të tjera. Meqënëse kjo funksionon, niveli i protestës duhet të rritet, të dalë edhe para Kryeministrisë, me qëllim që SPAK-u të stimulohet dhe të kapërcejë pengesat për të dalë aty ku të gjithë duam: të godasë korrupsionin dhe aferat”, tha Boçi.

Sipas deputetit demokrat, “përderisa SPAK-u nuk lëviz vetë dhe ka shenja që lëviz sipas protestës, pse jo, protesta të zhvendoset edhe para Kryeministrisë, me qëllim që SPAK-u të drejtohet edhe te “njeriu i paprekshëm”.

 Sepse ai vendos dhe përcakton gjithçka që ndodh. Të goditet pra ai person që rregullon të gjithë këmbët e oktapodit sepse ka menaxhim të tipit mafioz”.

boçi

Lini një Përgjigje