TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 21:26

Komisioni për Sterilizimin, Vokshi: Po bllokohet me urdhër të Ramës, mazhoranca nuk do hetim parlamentar

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni për Sterilizimin, Vokshi: Po bllokohet me urdhër të

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin, Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancën se po bllokon qëllimisht punimet në komisionin hetimor për sterilizimin.

Sipas Vokshit, mazhoranca nuk e do hetimin parlamentar, ndaj me urdhër të Ramës bllokohet komisioni.

Socialistët kanë të njëjtën qasje. Opozita në këto dy vitet e fundit ka dorëzuar kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare 8 herë, për çështje me interes të madh publik. Këto u rrëzuan. Nuk e duan hetimin parlamentar, Edi Rama nuk e do kontrollin e parlamentin, ndaj me urdhër të tij po bllokohet. 5 herë nga 9 mbledhje nuk kanë ardhur fare, në shkelje të Kushtetutës, edhe kur kanë ardhur kanë bllokuar me votë, sepse kështu e kanë bërë ligjin”, u shpreh Vokshi për RTSH 24

Vokshi e cilësoi si “provokim të rëndë” caktimin e Plarent Ndrecës si nënkryetar të komisionit pasi, sipas saj, ai është në konflikt interesi. Po në konflikt interesi, sipas Vokshit është edhe Milva Ekonomi.

“Mazhoranca ka provokuar rëndë duke caktuar nënkryetar të komisionit Plarent Ndrecën i cili është në konflikt të hapur interesi. Ai ka qenë avokat mbrojtës i atyre që janë sot në akuzë, është paguar nga paratë e koncesionit të sterilizimit. Kemi kërkuar përjashtimin. Edhe zonja Milva Ekonomi, nuk them që ka abuzuar, por ku ka qenë zv.ministre ka drejtuar grupet e punës, e ka quajtur sukses koncesionin e sterilizimit dhe të Check-Up”, tha Vokshi

Më tej Vokshi theksoi se do të vijojë të bëjë transparencë në lidhje me koncesionin për sterilizimin si deputete, edhe nëse punimet e komisionit hetimor pengohen.

“Po rrëzojnë çdo procedurë për të mbrojtur korrupsionin. Ne jemi të vendosur që do të bëjmë transparencë të plotë me informacionet që kemi marrë, nëpërmjet statusit tjetër, si deputetë. Ne duke përdorur ligjin, do insistojmë për hetim parlamentar, por gjasat janë që të mos bëhet, por edhe nëse pengohet ky hetim, me informacionet që po mbledhim, ne do bëjmë transparencë sepse nuk është bërë e plotë”, deklaroi Vokshi.

albana vokshi komisioni per sterilizimin edi rama mazhoranca

Lini një Përgjigje