TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 20:37

“Jo penalizim vetëm për individë tradhtarë, por edhe për partitë” Koçi: Të mos ketë më 'Beleri' në politikë

Shkruar nga Pamfleti

“Jo penalizim vetëm për individë tradhtarë, por edhe

Personat e dënuar për dhunim apo përdhosje të simboleve shtetërore dhe kombëtare nuk duhet të kandidojnë, të zgjidhen apo emërohen në funksione publike.

Kjo nismë e depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Petro Koçi parashikon ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për ata persona që i ka cilësuar si “Tradhëtarët e Kombit”.

Iniciativa e deputetit Petro Koçi duket se e ka një arsye, mospërsëritjen e rasteve si Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash, ndërsa gati 20 vite më parë, në vitin 2003 i dënuar për djegie të flamurit shqiptar.

Deputeti Petro Koçi akuzon opozitën për meskinitet që në nismat e saj, nuk ka përfshirë një kërkesë të tillë.

Është absurd fakti që PD ka propozuar ndalim të përjetshëm zgjedhjeje apo emërim të shtetasve që kanë kryer vepra të ndryshme kriminale, por ka harruar të përfshijë tradhtinë ndaj atdheut, përdhosjen e simboleve shtetërore dhe kombëtare. Për ta verifikuar këtë gjë shërbeu rasti Beleri”, tha Koçi për Report TV.

Koçi me draftin e ri, do të shkojë më tej. Jo penalizim vetëm për individë tradhtarë, por edhe për partitë politike.

Projektligji pengon të zgjidhen jo vetëm shtetasit që mund të kenë kryer këtë figurë krimi, por edhe parti të tipit Agimi i Artë, si PD dhe LSI të kandidojnë persona të përfshirë në krime kundër Republikës së Shqipërisë.

Miratimi i këtyre ndryshimeve në ligj kërkon 84 vota në Kuvend, çka do të thotë se mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë konsesusin mes tyre.

petro koçi nisma deputet fredi beleri

Lini një Përgjigje