TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2024, 20:23

Investigimi i “Rai 3”, Myslim Murrizi: Njësoj si te filmi “Oktapodi”, SPAK të tregojë se nuk është tredhur dhe të nisë hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Investigimi i “Rai 3”, Myslim Murrizi: Njësoj si te filmi

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi është i ftuari i mbrëmjes së sotme në “Podkastin” të “Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në YouTube.  

Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke filluar nga dokumentari i RAI 3 dhe akuzat për Engjëll Agaçin dhe Olsi Ramën, te pakti Rama-Meloni dhe akuzat e italianëve për përfshirjen e mafies. Ai ka kërkua nga SPAK që të nisë hetimet.

-Mbi investigimin e ‘Rai 3”, pati reagime të shtuara dhe për faktin se të dielën do të vijonte ky investigim por u ndërpre dhe nisën aludimet.

Është një ngjarje që dhe opozita e ka denoncuar që në vitin 2014 dhe një skaner se si funksionon pushteti i Ramës me sekserë brenda kullës si Engjëll Agaçi dhe njerëz jashtë si personat e lidhur me krimin dh persona të agjencive ligjzbatuese që kanë ardhur te ne, si gjeneral Lisi. Flet për reformën në drejtësi.

Sa i takon Agaçit, në dijeninë time ai e ka marrë licencën avokatisë te Maks Haxhia dhe e ka shfrytëzuar si një ish funksionar i PS, konsull. Ka dhe episode të çuditshme për të kaluar nga Bari në Shqipëri elemente që ndiqeshin nga policia italiane. Nuk pashë asnjë hata të madhe.

-Në çfarë kuptimi?

Unë në cilësinë si ish-deputet kam qenë i qartë se pas aksionit në lazarat, kam qenë i qartë për kampionët e Ramës dhe lidhjet e tyre. Nuk ke asnjë drejtues policie që emëroi Tahiri.

-Ky investigim nxori njerëzit më të afërt të kryeministrit.

Po këto janë denoncuar, nuk shoh asnjë çudi. Puna e Rait nuk është e pagur për luftë politike. Është pune e një TV prestigjioze për hallin e tyre. Se ata e kishin me qeverinë e tyre, se Fabricio Lisi është i tyre. Dhe nuk besoj se do kalojë kaq lehtë te politika italiane. Nga informacioni që kam unë, Rai nuk është media sabotarorësh.

-Por pse u ndal të dielën?

Është detyrim që dhe mediat shqiptare kanë të rrallë ta bëjnë që kur gjuajnë dikë me gur duhet të nxjerrin dhe atë që gjuajtën. Rama u ka kërkuar një intervistë, por mendoj se nuk do bllokohet puntata e dytë e filmit “Oktabodi shqiptaro-italian”. Është e ndërthurur si të filmi i Katanit, mafi shqiptare me atë italiane. Sa herë e shoh më kujtohet thënia e Borselinos se mafia dhe shteti herë bashkpëunojnë dhe herë i shpallin luftë njëri-tjetrit.

-A duhet vënë në lëvizje SPAK?

Për mendimi tim po. Të tregojë se nuk është i tredhur dhe të sekuestrojë 3 hektarë të gjeneral Lisit, sikundër ka sekuestruar pronat e të tjerëve, të nisë hetimi se kush është burimi i kësaj prone. Kush është shkaku që është dhuruar. Nuk mund ti dhurohen një individi 3 hektar tokë. Ai ka heshtur për trafikun e drogës. Ky gjeneral i lidhur me krimin tha se mbi 94 për qind e sipërfaqeve të drogës është prishur.

-Po në raport me Agaçin dhe Olsin?

Kur them duhet sekuestruar prona, duhet kaseta që ky del garant dhe të fillojë kush janë lidhjet.

 

Lini një Përgjigje