
Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula ka folur për situatën politike në vend. Ai tha se ish-kryeministri Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë figura të konsumuara që i japin një tjetër mandat Edi Ramës.
Deputeti Sula theksoi se opozita nuk fiton në kushtet aktuale ku ndodhet.
“Berisha, Basha, Meta janë figura të konsumuara. Problemi i opozitës është i madh. E kam thënë Berisha, Basha dhe Meta janë figura të konsumuara. Nëse vazhdojmë kështu Rama është fitues”, u shpreh Sula.
Shqetësuese për të, është fakti që deputetët opozitarë e bëjnë luftën për karrige.
“Lëpihen për të marrë një mandat, kjo është e rëndë dhe kjo më shqetëson mua”, tha deputeti për “Report Tv”.
Deputeti i opozitës theksoi gjithashtu se as Berisha dhe as Basha nuk kanë votat për të ardhur në pushtet.
“Basha nuk ka as 10% të votave. Sali Berisha 30%. Zoti Basha na ka bërë dëm të madh. Zoti Basha nuk ka lëvizur që kur ke qenë ti në krah të djathtë të tij. Ti ke lëvizur ai nuk ka lëvizur. Në maj të vitit 2021 Sali Berisha u shpall non grata. Edhe djegia e mandateve është gabim trashanik i Bashës. Pse i dogji mandatet? Nuk binte qeveria e Edi Ramës”, tha Sula.
Ai tha gjithashtu se për shkak të situatës në të cilën ndodhen fraksionet e opozitës, i ka bojkotuar edhe mbledhjet e grupit.
“Unë nuk shkoj në mbledhje grupi prej një muaji e kam bojkotuar se vendimet që merren nuk janë të drejta”, u shpreh më tej deputeti.
Lini një Përgjigje